Kryesore

Rama nga Prishtina: Aktakuzat të padrejta, pa UÇK-në Kosova mund të mos ishte shtet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:14 - 30/06/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama në konferencë për shtyp në përmbyllje të vizites zyrtare në Prishtinë përcolli apelin për bashkim mes shqiptarëve


Kryeministri Edi Rama iu pëgjigj dhe akuzave të Vetëvendosjes se vizita e tij në Kosovë është peligrinazh në mbrojtje të presientit Hashim Thaci


“Zërat vijnë e shkojnë historia nuk duhet të jetë subjekt i përpjekjes për ta shkruar apo rishkruar në zëra që vijnë e shkojnë por që të jem i drejtëpëdrejtë ne nuk kemi ardhur këtu si grupi i avokatëve të Hashim Thaçit apo Kadri Veselit. Nuk kemi ardhur as t’i qëndrojmë pranë moralisht atyre, por besoj se jemi në një moment kritik që mund të ketë konseguenca të rënda për Kosovën nëse në këtë moment nuk ndahet qartë drejtësia me padrejtësinë. Reagimi im në Kuvend dhe ardhja ime këtu nuk nënkupton asnjë lloj përpjekjeje dhe asnjë lloj mendimi për të vënë në pikëpyetje domosdoshmërinë e ballafaqimit me drejtësinë. Fjala ime në Kuvend dhe ardhja ime këtu lidhet me padrejtësinë”, u shpreh.


Pa luftën e UÇK-së tha kryeministri, sot mund të mos kishim shtetin e Kosovës.


“Ajo çka sot duhet kujtuar me forcë është se pa këta emra të përvecëm dhe të tjerë bashkë me këta, sot ne mund të mos kishim sa Kosovën e pavarur e shtet Sovran dhe jo më dy shtëpi”.

“Pas 24 orësh di më shumë seç dija para 24 orësh për situatën. U takon udhëheqësve këtu të marrin vendimet dhe të zhvillojnë proceset e nevojshme sipas tyre. Unë nuk fsheh që kam opinione por ato janë opinione të një vëllai që jeton në shtëpi tjetër. Jemi dy vëllezër por me dy shtëpi, ky është problem por dhe privilegj”, vijoi Rama.

Kryeministri Edi Rama pati takime të veçanta me secilin prej politikanëve në Kosovë, dhe pyetja e një gazetareje ishte: A nuk ia dolët ti bëni bashkë krerët e politikës shqiptare?

“Nuk është detyra ime. Do të ishte kapërcim i kuadrit etik brenda të cilit duhet të veprojë një kryeministër i Shqipërisë kur vjen fjala për Kosovën. Shqipëria e ka detyrim të mbështesë Kosovën pa kushte. Shqiperia as nuk e ka dhe as nuk do ta marrë përsipër detyrën e kujdestarit, tutorit apo mentorit qe nga lart i tregon udheheqesise se Kosoves se çfarë duhet të bëjë”, shtoi ai.

Fletërrufeja shkaktoi krizë disaplanëshe, tha Rama, duke theksuar se u bë shkak për të abortuar siç e quajti ai një proces të lidhur me paqen sikurse ishte takimi i Uashingtonit.

“Komunikata e ashtuquajtur fletërrufe e ngjashme me komunikatat përgjatë revolucionit kinez është e pashembullt dhe e kombinuar me momentin e publikimit të saj përbën një arsye pavarësisht nëse publikimi i saj është i rastësishëm apo i qëllimshëm në prag të një takimi në Shtëpine e Bardhë, për të thënë që historia e gjykatës special nisi të shkruhet me një akt që abortoi një process që lidhet me paqen. Është momenti kur kemi një krizë disaplanëshe të shkaktuar nga kjo fletërrufe por kemi mundësi të vëmë në pah vlerat e luftës”.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas