Rama ka mbledhur sot në një hotel në Velipojë koordinatorët e PS-së për Veriun. Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura, por mediat kanë zbardhur disa debate të brendshme. Kështu, mësohet se Tom Doshi dhe Paulin Sterkaj janë ankuar te Kryeministri për emërimet e drejtorëve në Shkodër , duke thënë se “ata nuk pyeten dhe emërimet bëhen nga Senida Mesi dhe Luan Harusha”.
Burime për “FaxNews” bëjnë me dije se Rama ka lëshuar kritika ndaj socialistëve duke kërkuar llogari se pse nuk ulen me aleatët, sikurse është Tom Doshi, pë të diskutuar rreth emërimeve në postet drejtuese të administratës.
“Pse nuk uleni bashkë? Tomën e kemi aleat. Sterkaj është i Malësisë së Madhe por ka të drejtë të japë mendim për drejtorët rajonalë. Kur unë ulem me Ilir Metën dhe Sali Berishën, ju pse nuk uleni me njëri tjetrin të flisni”, mësohet të ketë thënë Rama.
Në mbledhjen e nisur në orën 10:00, në një hotel në Velipojë, u vu re mungesa e Ditmir Bushatit, por janë prezentë deputetët e tjerë të PS për qarkun e Shkodrës dhe për qarkun e Lezhës. Po kaq është dhe deputeti i PSD, Tom Doshi dhe kryebashkiaku i akuzuar për të shkuarën kriminale, Mark Babani.
Në fund të gushtit Rama shkarkoi drejtorët rajonalë të Shkodrës, ndërsa mbledhja e sotme është fokusuar tek emerimet e reja në administratë.
Lexo edhe:
Basha: Votat e PS në Shkodër i mbledh trafikanti Pëllumb Gjoka