Kryeministri Edi Rama deklaron se brenda mandatit të tretë Shqipëria do të ketë 4 aeroporte.
Përveç aeroportit të Rinasit, Rama premton që për mandatin tjetër 4-vjeçar, nëse PS do të rikonfirmohet në pushtet në 25 prill 2021, të ndërtojë aeroportin në Kukës, Vlorë dhe Sarandë.
“Do hap konkurs në FB. Kush ka sharë më bukur do shkoj ta marr në Londër.
Do të marr në Londër 120 kuksianë dhe do t’i sjell të votojnë PD-në. Aeroporti i Vlorës u pengua nga koronavirusi. Javën e ardhshme do të rihapim procesin aty ku është ndërprerë, dhe vitin e ardhshëm do të nisin punimet, por nuk do të jap datë, se na ikin datat e vlonjatët do na thonë aeroporti do ndërtohet në Surrel.
Menjëherë pas mbylljes së garës për Vlorën, do hapet gara për aeroportin e Sarandës dhe mandate i tretë do të mbyllet me 3 aeroporte. Plus këtij që kemi bëjnë 4 aeroporte”, tha Rama.