Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të një postimi në Facebook thotë se ka nisur konsultimi me me rektorët e universiteteve publike për krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë.
Rama premton se gjatë mandatit të tretë studentët shqiptarë do kenë mundësi të marrin diploma europiane këtu.
“Nisëm sot konsultimin me rektorët e universiteteve publike për ngjitjen e Arsimit të Lartë në një nivel tjetër dhe dakordësuam krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë.
Do të punojmë ngushtësisht së bashku që ta kthejmë Mandatin e Tretë në fazën e një hopi të madh, drejt Objektivit Strategjik të Hapjes së Dyerve të universiteteve tona për Universitetet Publike Europiane dhe krjimin e kushteve, që studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane këtu, në Shqipëri“, ka shkruar Rama në Facebook.