Kryesore

Rama: Marrëveshja me PD baza, po unë nuk i kam votat që duhen në Parlament





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:35 - 07/07/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk ka arritur një dakordësi me opozitën parlamentare, pasi ka një konflikt në themel. Rama u shpreh se marrëveshja e 5 qershorit, është baza mbi të cilën mund të vijohet më tutje procesi.


Shefi i mazhorancës theksoi se mbi bazën e asaj marrëveshje të arritur me Partinë Demokratike, mund të shtohet, mund të punohet, për të arritur një konsensus trepalësh.


Rama vuri në dukje se të tre palët duhet të reflektojnë e të arrijnë një pikëtakimi.


Po ashtu, kreu i mazhorancës deklaroi se ai nuk i ka votat për të kaluar reformën zgjedhore, dhe se do ti duhet të arrijë një konsensus me opozitën parlamentare. Dhe siç tha, ska ndërmend të futet në proces të kapjes së votave andej kendej.


“Ajo është një bazë që mund të shtojmë, por nuk mund të heqim. Ne jemi të gatshëm të konsiderojmë një formulë të hapjes së listave, të gatshëm të formalizojmë gjatë procesit të konsultimeve në një konsenus tre palësh, natyrisht askush nuk do marrë gjithçka, por nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme që të gjithë të kenë zë dhe pjesë në proces.

E para kemi nevojë për një mazhorancë të gjerë në kuvend që është përtej asaj që kemi, PS nuk do të angazhohet në procese të kapjes së një vote për të bërë një ligj kaq të rëndësishëm dhe nuk kam ndonjë respekt më të madh për ata që janë jashtë se ata që janë brenda, por askush nuk ka monopol dhe privilegje. Është e vërtetë që një shumicë dërmuese qytetarët duan të kenë më shumë zë në proces, jo të zgjedhin një parti apo një lider, por të kenë preferencë për një kandidat, kjo është e qartë dhe ne jemi PS dhe ne do të jemi pasqyrë ku do të reflektohen dëshirat e njerëzve.

Në një proces ku ne kemi vendosur të ecim me një lidership të qartë dhe aleancë me njerëzit, por marrëveshja është një pengesë për deputetët aktual të opozitës, nuk mund t’i rikthehemi marrëveshjes edhe pse ne jemi me ta, si përshembull te depolitizomi, por është një lëshim shumë i madh që i kemi bërë PD-së dhe për këtë ne duhet ta mbajmë, ndërkohë që për të hapur më tutje procesin miqtë e opozitës duhet të kuptojnë ato jashtëparlamentare”, tha Rama.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas