Kryesore

Rama: Marrëveshja për Reformën Zgjedhore nuk është humbje për PD





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:56 - 06/06/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka reaguar një ditë pasi mazhoranca dhe opozita arritën marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.


Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet se nuk është dakord me ata që shprehen se marrëveshja ishte humbje për Bashën.


Nisur nga diskutimet dhe debatet e gjata mbi dobinë e marrëveshjes së kaluar, Rama shprehet se kauza e Bashës ishte imagjinare çka sipas tij solli humbjen në 2017-ën, ndërsa marrëveshja është kontrete dhe rikthim në normalitet, sipas tij, pas djegies së mandateve dhe braktisjes së zgjedhjeve vendore.


Reagimi i Ramës
Padyshim që s’jam dakord me ata që thonë se marrëveshja e re me LB ishte një humbje për të,se gjoja hoqi dorë nga kauza dhe nuk fitoi asgjë! Jo,sepse kauza ishte imagjinare, kurse marrëveshja është konkrete – pas djegies së kohës,mandateve,bashkive është një rikthim në realitet. Por marrëveshja e re ka edhe anën tjetër pozitive, që konfirmon se humbja e PD në 2017 s’kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve, përderisa administrimi zgjedhor ekzistues mbeti kusht i panegociueshëm i LBPD, edhe në zhgjëndrrën pa qeveri teknike! 



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas