Aktualitet

“Rama mashtroi me listat”/ Replikat në Kuvend mes Hajdarit dhe Spiropalit: Vëri fre vetes







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:26 - 24/09/20 |
mapo.al

Në seancën e sotme plenare në Kuvend deputetja Rudina Hajdari u ndal sërish tek listat e hapura, ndërsa hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama duke thëne se ishte ai që i pa shqiptarët në sy duke i thënë se listat do të hapen, por që sipas saj rezultoi vetëm një mashtrim.


“Pyes veten se si gjithë këta njerëz të mirë përfaqësohen nga ju. Kjo pandershmëri arriti kulmin, ku PS bërë propozimin për hapje listash, por që nuk ishte e tillë. Edi Rama ishte ai që i pa shqiptarët në sy dhe nga ky Kuvend tha listat do të hapen.


Ky mashtrim i Ramës do të rënditet si një nga mashtrimet më të mëdha që është bërë në këto 30 vite. Ju keni frikë nga populli. Nuk i dilni dot përballë që të zgjedhin ata. Ju keni frikë nga qytetarët shqiptare”, tha Hajdari.



Nga krahu i mazhorancës socialiste i është përgjigjur me tone të ashpra ministrja e shtetit, Erisa Spiropali.  Ajo i kërkoi zonjës Hajdari “që të mbajë gojën dhe t’i vërë fre vetes kur flet” pasi kjo e fundit u shpreh se pandershmëria dhe mashtrimi është kryefjala e mazhorancës në Parlament.


“Rudina mbaj gojën, vëri fre vetes. Broçkullit pa fillim e fund, s’te kemi asnjë borxh. Mbajmë përgjegjësi për listat, emrat. Mbaj edhe ti për të gjithë edhe për anëtarët e familjes tënde biologjike, edhe për atë politike…”


Sa i përket draftit të propozuar nga PS, për listat, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin u shpreh se propozimet e mazhorancës janë serioze.

“Nuk ka sisteme që ndryshojnë demokracinë sa hap e mbyll sytë. Duhet të japim zgjidhje. Propozimet e PS, janë serioze, marrin parasysh edhe nevojën për një hapje të listave. Nuk u bëmë si këmbët e dhisë këtu, që të gjithë duhet të hyjnë, në çdo lloj forme…Ne po sigurohemi që të kemi një qeverisje që i përgjigjet nevojave aktuale dhe integrimit në BE. Kujdes me gjuhën dhe ejani këtu propozoni zgjidhje,” u shpreh Spiropali.

Nga ana tjetër, në Replikën e saj, deputetja Hajdari u shpreh se nuk është e vërtetë që propozimi i PS përkthehet në hapje 100 për qind të listave. Sipas saj, drafti në fjalë është një mashtrim i madh.

A është e vërtetë që ju thatë që do t’i hapni listat, dhe me propozimin tuaj, po bëni një mashtrim të madh. Çfarë ofendimi po u bëj unë këtu. Propozimi juaj nuk i hap listat po them unë…me propozimin tuaj ky është një mashtrim i madh. Nuk i shpik unë këto, në çdo raport ndërkombëtar të thuhet që je vend i korruptuar. Nuk e them unë, e thonë raportet. Mos bjer në nivelin e shefit tënd. Të lexosh mesazhin e shefit tënd. Po të jap dinjitet Elis. Që ti sot mos të rrish pas shefit tënd dhe mos të shash e të fyesh femrat…”

 


Etiketa: , , , ,

Pas