Nënkryetari i LSI-së dhe njëherazi anëtar i Këshillit Politik, Petrit Vasili ka publikuar sot në një status në Facebook, disa e-maile nga mbledhjet e këtij Këshilli, ku sipas tij Damian Gjiknuri gjatë diskutimeve nuk ka paraqitur asnjë pretendim për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
Në statusin e tij Vasili e quan Ramën mashtrues dhe se ndyshimet kushtetuese po shkatërrojnë marrëveshjen e 5 qershorit.
Statusi i plotë
Rama mashtrues, nuk kishte asnje pretendim per 5 qershorin!(Dokumenti).
Edi Rama mashtron hapur kur flet per Reformen Zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese e shkaterrimin e marreveshjes se 5 qershorit.
Perfaqesuesi i Rames ne Keshill Politik Damian Gjiknuri i ka konfirmuar me shkrim(e-mail) ketij Keshilli se nuk ka asnje pretendim per kodin e miratuar konsensualisht sipas 5 qershorit.
Ndaj Rama eshte thjesht nje dhunues i kushtetutes, nje uzurpator pushteti, nje karagjoz politik dhe duhet trajtuar si i tille.
Shikoni e-mailet qe provojne qarte se Rama nuk kishte asnje pretendim.