Rama mbajti sekret shtetin, vaksinat anti-COVID erdhën nga Gjermania

Vaksinat që nisën dje të injektohen në stadiumin “Air Albania” kanë ardhur nga Gjermania.

Gazeta MAPO disponon dokumentin zyrtar të zhdoganimit të vaksinës së aeroportin e Rinasit, dokumentacionin doganor të kalimit të vaksinës, si dhe dokumentin e Ministrisë shqiptare të Shëndetësisë që autorizon importimin e vaksinës së Pfizer/BioNTech.



 

Dokumenti nuk tregon të gjithë numrin e vaksinave që ka marrë Shqipëria, që është rreth 1 mijë të tilla, por një dërgesë e mbërritur dorazi në Terminalin e Rinasit.

Mes përcaktimeve të tjera thuhet se bëhet fjalë për një kuti me 195 doza. Në fund, dokumenti mban vulën elektronike të Drejtorisë së Doganave, sipas të cilës vaksinat kanë hyrë në vendin tonë ditën e djeshme në orën 13:45 minuta dhe janë zhdoganuar në orën 14:42 minuta, 20 minuta para se të niste procesi i vaksinimit në “Air Albania”.

Gjatë ceremonisë së nisjes së këtij procesi, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thanë se vaksinat ishin dhuratë nga një vend mik dhe anëtar i Bashkimit Europian, por duke mos e dhënë emrin e shtetit, pasi siç thanë ishte kërkesë e vetë vendit dhurues.

Ndryshe nga sa ishte thënë më herët se vaksina kishte qëndruar disa ditë në doganë dhe ishte magazinuar në një vend të posaçëm në Institutin e Shëndetit Publik, ajo ka mbërritur në Rinas vetëm dje në mesditë dhe është transportuar direkt në stadiumin “Air Albania” ku në orën 15:00 nisi vaksinimi.

Transportimi i vaksinës është marrë përsipër nga agjencia Ben impex & Co, e profilizuar në procesin e zhdoganimit dhe transportit.

LEXO EDHE: 

Vaksinimi – Rama fsheh donatorin e 975 dozave të para, sulmon BE-në


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252