Kryesore

Pas takimit me Erdogan, Rama mbërrin në Athinë: Drekë pune me Mitsotakis














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:51 - 08/01/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Athinë ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare, dy ditë pas takimit me Erdogan. 






Kreu i qeverisë thotë se sot do të zhvillojë një drekë pune me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis, duke bërë të ditura edhe fokusin e asaj që do të bisedohet me kryefjalë luftën ndaj koronavirusit, marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin rajonal dhe procesin e integrimit në BE.


Postimi
Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitzotakis,për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19; forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve; bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë🇦🇱🤝🇬🇷









 



Por bisedimet mes Ramës dhe Dendias, do të fokusohen edhe në çështje të marrëdhënieve mes dy vendeve, të mbetura ende hapur, mbas delegimit të çështjes së Detit në Gjykatën e Hagës.

Lexo edhe :  Ora 18.00, ora e përplasjeve të mëdha

Partneriteti strategjik mes dy vendeve dhe traktati i ri i miqësisë mes vendeve tona në të cilën pala greke parashikon edhe heqjen e “relikës” së fundit që mban peng këto marrëdhënie, ose Ligjit të Luftës, është një tjetër temë bisedimesh.

Tirana zyrtare beson se pikërisht heqja e ligjit të luftës, do të çlirojë shumë energji pozitive në këto marrëdhënie.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas