Aktualitet

Rama mbështet vendimin e Kosovës për reciprocitet: Serbia të bashkëpunojë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:14 - 21/09/21 |
mapo.al

Konflikti në pikën kufitare Jarinjë mes Serbisë dhe Kosovës ka qënë prezent edhe gjatë ditës së sotme.






Forca të shumta policie kanë qëndruar në gatishmëri gjatë gjithë ditës por edhe natës pas protestave lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për masë reciprociteti për targat e veturave të regjistruara në Serbi, që hyjnë në Kosovë.


Kryeministri Edi Rama ka mbështetur Kosovën në lidhje me reciprocitetin që kjo e fundit kërkon nga Serbia për targat. Kreu i qeverisë nënvizon se Kosova po e ngre problemin me plot të drejtë dhe se Serbia duhet të bashkëpunojë, ndërkohë që BE të ndërmjetësojë.







‘Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%). Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë.’- shkruan Rama në rrjetet e tij sociale.



14


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas