Aktualitet

Rama mbledh 200 biznesmenë: Jepni 2 % të fitimit për të varfërit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:26 - 03/10/19 |
ro ot

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur 200 biznesmenë për të krijuar fondin për “Shqipërinë Solidare”.  Gjatë prezantimit të kësaj nisme, Rama tha se bashkëpunimi mes qeverisë dhe bizneseve të mëdha synon që tu vijë në ndihmë familjeve në gjendje të keqe ekonomike, apo në kushte ekstreme varfërie. Ai u kërkoi biznesmenëve të japin 2 për qind të fitimit personal.


Në fjalën e tij Rama tha: “Ndjesia ndaj biznesit të madh, kompanive të mëdha, atyre që bëjnë më shumë dhe fitojnë më shumë, rrezikon të kthehet në një egërsi shoqërore për të gjitha motivet e gabuara. Do më dukej e pamundur që cilido nga ju të mos ishte i gatshëm që të mos bashkohej për të bërë të funksionojë këtë mekanizëm vullnetarisht të miratuar së bashku: Krijimit të një fondi të “Shqipërisë solidare” për të adresuar bashkë me ju nevoja dhe halle ne drejtim të atyre që janë më në nevojë. Ideja bazë e këtij fondi nuk është një taksë plus që shkon në buxhetin e shtetit por mekanizëm bashkëpunimi, mes qeverisë dhe biznesit të madh, apo më saktë, qeverisë dhe sipërmarrësve të mëdhenj.


Ideja është që të biem dakord për vendosjen e një baze të sipërme, secilit prej jush ti bjerë një barrë e barabartë për këtë mekanizëm solidariteti, 2% mbi dividendin , jo të kompanisë, por dividendin tuaj (fitimi personal).


Mekanizmi nuk do të kontrollohet nga qeveria por nga ju. Qeveria do të sjellë pranë jush nevojat, dhe bashkë me ju, si pjesëtarë të një bordi, që duke diskutuar si do të zgjidhet nga ju dhe si do të behet gjithë procesi, qoftë transparencën për ju dhe promovimit tuaj, të përcaktojë se cilat janë ato halle e nevoja të menjëhershme që duhen kthyer në projekt”.


 

 


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas