Kryeministri Edi Rama pritet që pasditen e sotme të mbledhë grupin parlamentar.
Mbledhja mësohet se do të mbahet në Pallatin e Brigadave në orën 19:00.
Pjesëmarrës në këtë mbledhje do të jenë grupi i vjetër parlamentar, po ashtu edhe grupi i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.
Në fokus të kësaj mbledhje pritet të jenë objektivat e mandatit të tretë qeverisës.
Kujtojmë se dy ditë më parë, Rama përmes një konference për shtyp mbajti një fjalim përmbyllës për mandatin e dytë qeverisës.
Kreu i qeverisë njoftoi se Najada Çomo ka dorëzuar mandatin e deputetes për t’ju përkushtuar punës në spital, me trajtimin e pacientëve me COVID.
Rama tha se mandati i dytë qeverisës ka qenë i mbushur plot me sfida, për të cilat tha se qeveria i ka përballuar me sukses, duke përmendur tërmetin tragjik të 26 nëntorit dhe pandeminë.
Rama tha se rindërtimi s’ka përfunduar ndërsa shtoi se lufta me pandeminë vijon.