Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me krerët e të gjitha bashkive në vend.
Në qendër të takimit janë zgjedhjet ardhshme, ku Rama u ka lënë porosi kryebashkiakëve që të takohen me qytetarët, pavarësisht pandemisë, duke vendosur si objektiv 800 mijë vota.
Kryeministri po zhvillon një bisedë të gjatë me kryebashkiakët që besohet se ka në fokus zgjedhjet e vitit 2021
“Nuk do të ketë pushime! Vijoni punën me takimet me njerëzit! Pavarësisht situatës së pandemisë gjeni mënyra për të zhvilluar takime me qytetarët në çdo zonë. Në zgjedhjet e ardhshme dua 800 mijë vota“, – u është drejtuar Rama kryetarëve të bashkive.
Ndërkaq, ditën e djeshme, Rama thirri në mbledhje deputetët e PS.
Teksa takimet me fokus elektoral vazhdojnë me intensistet edhe Reforma Zgjedhore duket se është drejt finalizimit dhe drafti tanimë është dorëzuar në Kuvend për votim.