Kryeministri Edi Rama dhe ekipi i tij ndodhen sot në qytetin e Vlorës në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale. Rama fton shqiptarët të votojnë më 30 qershor, ndërsa regjia e ERTV përcjell pamjet e një mbështetje masive. “Jemi shumë. Rama na provokoi me pjesmarrjen e Fierit, por Vlora ka akoma më shumë”, tha drejtuesi politik i qarkut, Damian Gjiknuri i cili foli para Kryeministrit.
Sakaq, Rama në nisje të fjalës së tij, theksoi se “kjo prani e jashtëzakonshme këtu nuk është thjesht mbështetja që ju i jepni kandidatëve dhe PS por është mesazhi që i jepni gjithë Shqipërisë”.
“Shumë faleminderit. Kjo është një pamje e Vlorës që meriton fjalët e përjetshme ‘Vlorën edhe Vlorën, thelp e kam në zëmër, ditën e kam dritë, natën e kam ëndërr’”.
*Pamjet live të mitingut në Vlorë, ku po flet aktualisht Edi Rama