Kryesore

Rama: Mbyllni grevën dhe ulemi! Gratë naftëtare: Cakto më parë datën dhe orën e takimit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:38 - 28/10/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama i ka bërë sërish thirrje grave naftëtare të ndërpresin grevën e urisë.


Ai shprehet se po punohet për të gjetur investitorë seriozë që të rinisë puna në rafineri, ndërsa shton se meqenëse ata nuk pranojnë të dalin në asistencë ka vetëm një rrugë: “Të mbyllin grevën dhe ulen për të qarë hallin”.


“Jam gati të vij tek ju sapo të mbyllni grevën e të flasim si do mundemi t’ju ndihmojmë për këtë hall që nuk e ka krijuar qeveria”, shkruan Rama në një Twitter.



“Ne po punojmë për të gjetur investitorë seriozë që të rindezin rafinerinë edhe pse greva juaj nuk ndihmon as për këtë! Ndërsa për ndihmën e mundshme shtetërore ndërkohë, meqë ju s’pranoni as të dilni në asistencë, ka vetëm një rrugë: Mbyllni grevën dhe ulemi qajmë hallin!”, thekson kryeministri.

Lexo edhe :  "Kosova është Serbi"/ Letra e Edi Ramës për mikun e Arkanit, Mihajloviç: Kam admirim antik për ju!


Pas kësaj deklarate te kryeministrit Edi Rama, i menjëhershëm ka qenë reagimi i grave naftëtare. Ato i bëjnë thirrje kreut të qeverisë që të caktojë datën dhe orën në fillim, përpara se të kërkojë mbylljen e grevës së urisë. “Pa një gjë konkrete nuk dalim nga greva. Kryeministri të caktojë datën, orën dhe vendin e takimit“, ka qenë qëndrimi i grave naftëtare.

Greva e urisë së grave naftëtare ka hyrën në ditën e 14-të, ndërsa gjendja shëndetësore e tyre vijon të përkeqësohet.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas