Kryesore

Rama: Më 18 Maj jemi 90% të hapur në të gjithë sektorët





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:57 - 07/05/20 |
mapo.al
Në datë 18 Maj Shqipëria do të jetë mbi 90% e hapur. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me Komitetin e Ekspertëve.”Deri në 90% e kusur është liruar deri në datë 18 maj. E vetmja gjë që mbetet shqetësim, mbetet transporti publik me autobusë apo furgonë ndërqytetas, apo në qytet, po shikojmë të gjejmë një formulë kompromisi lidhur me këtë.


 Nuk e dimë si mund të jetë. Pjesa tjetër po çlirohet duke evituar grumbullimet“, tha ai.Pritet  haqë të hapen qendrat tregtare, baret, restorantet, si dhe disa prej rrugëve kufitare. Rama tha se po merren masa që çdo biznes të respektojë protokollet, dhe bëri apel për distancim social.


“Jam i shqetësuar për mundësinë që në kushtet e hapjes njerëzit të fillojnë të harrojnë që faktikisht jemi të hapur, por armikun e kemi mes nesh dhe nuk respektojmë rregullat e thjeshta, mund të biem pre një evazioni tjetër, sepse vala e dytë nuk është një riardhje e virusit, por një dorëzim i njerëzve për shkak të sjelljes së gabuar në pushtetin e virusit që është këtu. Kjo është sfidë e madhe, por shpresojmë që njerëzit do të vijojnë të bëjnë si duhet detyrat e tyre të thjeshta, sidomos kur hyjnë në mjedise të mbyllura, qendra tregtare, etj“, – theksoi Rama.


 


Lexo edhe:

Rama: Po mendojmë si do rihapim transportin publik, flasin ekspertët


Etiketa: , , ,

Pas