Aktualitet

Rama pret në takim gazetaren e BBC: Afganëve do t’u ofrojmë një jetë të re














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:55 - 05/09/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama është takuar me gazetaren e BBC Yalda Hakim, e cila u bë e njohur për ndihmën që u dha vajzave afgane për t’i shpëtuar nga talibanët.






Kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se është një nder të punosh me njerëz të tillë që ndihmojnë për të nxjerrë nga ferri fëmijët, gratë dhe burrat afganë dhe për t’i berë të ndihen si në shtëpinë e tyre në Shqipëri.


“Një nder të punosh krah për krah Yalda Hakim dhe njerëz të tjerë të mëdhenj për të nxjerrë nga ferri fëmijë, gra dhe burra dhe për t’i bërë ata të ndihen si në shtëpi në Shqipëri. Pasi t’i strehojmë, duhet t’u ofrojmë atyre një jetë të re. Për ata, për ne, për fëmijët tanë”, shkruan Rama.

Lexo edhe :  Pikante nga ceremonia në Vlorë/ Rama nuk i flet as Metës dhe as Lelit









Gazetarja dhe prezantuesja e njohur e BBC World News, Yalda Hakim, nxori nga Afganistani i pushtuar nga kaosi disa javë më parë, 59 studentë nga American University of Kabul, bashkë me disa gazetarë, komedianë dhe prezantues radiofonik.



Fondacioni që ajo drejton “The Yalda Hakim Foundation” është dhe fondacioni që bëri të mundur shpëtimin e 59 studentëve nga American University of Kabul.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas