Aktualitet

Rama me helikopter, Gazment Bardhi: Të trajtohet nga drejtësia si krim














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:30 - 03/08/21 |
mapo.al

“Vendi digjet, Rama përdor helikopterin e ushtrisë për udhëtime private. Të trajtohet nga drejtësia si një krim për t’u hetuar dhe ndëshkuar!”






Kështu shprehet Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi duke iu referuar udhëtimit të sotëm të kryeministrit Edi Rama me helikopter nga Himara në Vermosh si dhe kthim. Gazeta MAPO publikoi pamje ekskluzive nga momenti kur kreu i qeverisë niset me helikopter nga fusha e stadiumit të Himarës.


Numri dy i PD deklaron se të përdorësh helikopterin e FA për udhëtime private në një kohë kur vendi është i përfshirë nga zjarret dhe Emergjencat Civile nuk disponojnë mjetet e nevojshme për shuarjen e flakëve, është e pafalshme.







“Të përdorësh helikopterin e ushtrisë për udhëtime private, ndërsa vendi digjet dhe mjetet për shuarjen e flakëve janë krejtësisht të pamjaftueshme është e turpshme, e papërgjegjshme dhe e pafalshme! Shqiptarët e kanë të qartë se janë braktisur nga ky regjim që punon vetëm për veten dhe klientët e tij. Një shpërdorim i tillë i burimeve shtetërore, gjatë një emergjence që po kushton jetë dhe po dëmton pasurinë natyrore të vendit, nuk mund të jetë thjesht skandali i radhës, por duhet të trajtohet nga drejtësia si një krim për t’u hetuar dhe ndëshkuar!“, shprehet Sekretari i Pwrgjithshwm i PD, Gazment Bardhi.

Lexo edhe :  Rama mungon në Parlament, Opozita kërkon ndërprerjen e seancës




LEXO EDHE:

Rama nuk preferon makinën, udhëton me helikopter nga Himara në Vermosh (VIDEO)

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas