Aktualitet

Rama: Me kapuç duke takuar subjekte të OFL, Meta i bindur se e ndjekin patronazhistët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:35 - 19/04/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka komentuar mesditën e sotme nga Pogradeci konferencën më të fundit të presidentit Ilir Meta, në lidhje me patronazhistët e Partisë Socialiste dhe të dhënat private që disponojnë për qytetarët e Tiranës.






Rama tha se të dhënat janë në internet qysh nga koha (2009) kur ministër i Brendshëm ishte Bujar Nishani.


Kreu i qeverisë gjithashtu tha se ka rënë në kontakt me një foto ku Meta shihet jo më kot me kapuç, por për të takuar subjekte të OFL-së. Dhe tanimë, paranojak sipas tij nga patronazhistët socialistë, Meta po i ruhet këtyre të fundit.





Patronazhistët, vijoi Rama, nuk kanë kohë për të humbur me Ilir Metën, sepse ia di mendimet një për një, edhe kur nuk flet.



“Ilir Meta thotë se janë përhapur të dhënat dhe është vënë në rrezik siguria kombëtare. Por kush i përhapi të dhënat?! Të dhënat tona janë shumë të ndryshme nga ato që kanë dalë.  E para, e dyta nuk e di Ilir Meta qysh prej vitit të largët 2009 kur rreshter Nishani ishte ministër i Brendshëm, e gjithë data baza e gjendjes civile ka dalë, deri para 2-3 vitesh blihej. Carlo Bollino bëri një investigim, e bleu.



Patronazhistët tanë nuk i kanë këto të dhëna që kanë këta, pse i nxjerrin këta, ku do të dalë Ilir Meta. E kishin kapur me një foto me kapuç, dielli shkëlqente, presidenti i Republikës mbuluar me kapuç atje. Natyrisht se kur takon subjektet e OFL do vësh dhe kapuç, se ai është i bindur që e kanë kapur patronazhistët. As s’kanë punë fare me të. Patronazhistët nuk kanë kohë për të humbur me Ilir Metën, ia dimë mendimet një për një. E di se çfarë mendon Meta dhe kur nuk flet.

Çfarë do zbulojmë ne në atë kokën e madhe të Ilir Metës. Çfarë do zbulojmë ne. Është një tjetër tentativë për të krijuar konfuzion tek njerëzit, për të krijuar çorodi dhe për të vazhduar të ngrenë alibi për atë që do u ndodhë më 25 prill. Mos shihni as sondazhe, as mos dëgjoni analiza. Deri më datën 25 kur mbaron votimi, kush është dakord me mua për çka thashë dhe çfarë po them të bëjë atë që mundet, patronazhist ose jo, të mos lërë njeri pa çuar tek kutia e votimit”, – tha Rama.

Lexo edhe :  Ftesa e Ramës për Presidentin-PD: Diversion, detyra jonë është të mbrojmë votat

LEXO EDHE:

Skandali me të dhënat – Meta: Europa do tronditet kur ta marrë vesh

1


Etiketa: , ,

Pas