Kryeministri Edi Rama pas takimit me naftëtarët e Ballshit, që u mbajt në zyrat e Bashkisë së Fierit, u shpreh se çështja është e komplikuar dhe nuk i përket qeverisë.
Megjithatë, ai tha se qeveria ka marrë përsipër një mbështetje financiare.
“Pagat e prapambetura nuk janë çështja jonë”, tha Rama.
Është kompania private që ka pasur rafinerinë që u detyrohet atyre, dhe me të cilën naftëtarët kanë fituar gjyqin.
Kryeministri u shpreh se kanë një plan për ta rivënë në punë rafinerinë, sepse analizat thonë se kjo mund të bëhet.
Ai u shpreh se janë në kontakt me një investitor konkret që është e gatshme të hyjë në këtë rrugë.
Prej javësh, naftëtarët e Ballshit janë në protestë dhe në grevë urie.