Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Kuvendi, përpara deputetëve të tij, se ka ndërmend ta çojë deri në fund mandatin që i kanë dhënë votuesit. Rama përsëriti se partia e tij është shumicë në vend dhe se opozitë nuk ka asnjë shans të fitojë.
Rama theksoi se zgjedhjet e vitit 2017 nuk patën asnjë kontestim nga opozita.
Edhe pse deklaroi disa herë se ai nuk e cakton opozitën, Rama iu referua disa deputetëve që kanë dalë kundër vendimit të opozitës, si opozita e re.
“Me opozitën e re do e çojmë përpara reformën zgjedhore,” tha Rama. Ai premtoi se do të mundësohet edhe vota e emigrantëve.
“Dhe pastaj do shohim kush është shumicë në vend,” tha ai.
“Eshtë koha që shqiptarët të shohin që ata nuk janë e vetmja zgjidhje, ka të tjerë, ata që kanë ardhur e vazhdojnë të vijnë aq sa të vijnë, ka të tjerë që janë jashtë mureve e mezi presin të shpëtojnë nga të njëjtat fytyra me të njëjtin fjalor me libër shtëpie, që vetëm lidhje me politikën nuk kanë”, tha Rama.