Aktualitet

Rama mëngjes pune në shtëpinë e Isa Mustafës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:22 - 30/06/20 |
mapo.al

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ditën e dytë të vizitës në vendin tonë, ka vazhduar takimet me liderët e partive politike në Kosovë.


Rama në axhendën e tij të sotme e kishte paraparë një takim me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në selinë e kësaj partie, por në momentin e fundit ai ka ndryshuar agjendën dhe takimi është duke u zhvilluar në shtëpinë e Mustafës në Prapashticë, ku pritet të zhvillojmë një mëngjes pune.


“Në Prishtinë me kryetarin e LDK, Isa Mustafa, i nderuar nga mikpritja në shtëpi ku mu dha rasti të njoh edhe familjen e tij të bukur”, shkruan Rama.


Rama gjatë ditës do të zhvillojë takim edhe me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli, dhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.


Po ashtu, në axhendë është paraparë edhe një takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, por ky i fundit nuk pritet që të takohet me shefin e ekzekutivit shqiptar për shkak të një përplasjeje të mëhershme rreth idesë së shkëmbimit të territoreve që përfundoi me një padi të kryeministrit të Shqipërisë në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj Haradinajt për shpifje.

Në fund të vizitës së tij në Kosovë, Rama pritet të mbajë edhe një konferencë për media.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri shqiptar takoi presidentin e vendit, Hashim Thaci, kryeparlamentaren, Vjosa Osmani, kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, atë të PDK-së, Kadri Veseli.

Vizita e kryeministrit Rama ns Kosovë vjen pasi Gjykata Speciale publikoi propozim-aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për krime lufte.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas