Aktualitet

Rama mesazh Greqisë nga Shkupi: Ligji i luftës është një paradoks!














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:36 - 23/06/21 |
mapo.al

Në Maqedoninë e Veriut po mbahet Forumi i Parë Ekonomik, i pranishëm në këtë forum është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.






Rama foli në fillim për lajmin e marrë dje nga ministrat e Jashtëm të BE-së që nuk arritën në një dakordësim për të përcaktuar një datë për Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë.


Rama tha se e rëndësishme është të ecet përpara. Rama tha se Shqipëria ka qenë gati edhe më parë kur ka marrë vendim negativ nga Brukseli.







“Fitorja e fundit është më e mira, por nuk do të jetë më e mirë si e reja. Në politikë, fitorja nuk është në sport, është fillimi sepse aty në fakt fillon një mision shumë sfidues. Jemi mbledhur këtu me vëllain tim Zoran, fatkeqësisht pasi nuk morëm dot një datë për konferencën e parë ndërqeveritare. Ajo që ne duhet të bëjmë është të ecim pëprara dhe të realizojmë atë që na kërkohet nga Bashkimi Evropian. Ne jemi të vegjël për të jetuar të izoluar nga njëri-tjetri, por të bashkuar mund të ia dalim për të jetuar së bashku” – tha Rama.



I pyetur nga gazetarja Greke për Ligjin e Luftës dhe Çështjen e Përcaktimit të Kufijve detarë me Greqinë kryeministri Edi Rama, u shpreh se këto nuk duhen ngatërruar me njëra tjetrën duke garantuar se pavarësisht ndryshimeve që ekzistojnë mes palëve marrëdhëniet greko-shqiptare janë në nivelin e duhur.

Lexo edhe :  Rama ndryshon makinën “Lincoln” për GMC, Kryeministria: Është marrë me qira


“Pikë së pari nuk janë të lidhura me njëra, nuk dua të flas për probleme më shumë dua të fokusohem në zgjidhje. Ne kemi nevojë dhe duhet të jemi në të njëjtin nivel dhe të reflektojmë këtë mënyrë të të kuptuarit të njerëzve të zakonshëm. Sa i përket përcaktimit të kufijve detarë ne kemi vendosur të shkojmë në Gjykatën ndërkombëtare dhe jam shumë i lumtur që Greqia pranoi këtë kërkesë time. Ne jemi popull ballkanik dhe udhëhiqemi nga ndjenjat , prandaj kemi nevojë për një vëzhgues ndërkombëtar. Sa i përket ligjit të luftës, është një paradoks i vërtetë, sepse në bazë të tij ne jemi në Luftë me Greqinë dhe kjo në fakt është absurde. Dhe qeveria juan tuaj dhe të heq këtë gjë. Duhet të hidhet poshtë dhe të heqim dorë nga dashuria dhe urrejtja ballkanike”, u shpreh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

LEXO EDHE: 

Zaev në krah të Ramës: S’jemi të vetëm e as të izoluar, do afrojmë popujt

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas