Aktualitet

Rama mesazh opozitës: Qeveria me dhunë nuk preket




               Publikuar në : 15:43 - 15/03/19 |
mapo.al

Nga Berati ku po zhvillon një takim me simpatizantët, Kryeministri Edi Rama u shpreh se betejën me opozitën e ka fituar sa herë i është dhënë rasti. Kryeministri u shpreh se qeveria me dhunë nuk ndryshon.


“Thirrjet për ndryshimin e qeverisë me dhunë i ka parë Shqipëria dhe kujtuam se nuk do bëheshin më budallallëqe të kësaj natyre. E vetmja gjë që nuk preket është qeveria. Nuk preket dot. Përkundrazi po të ishte për qeverinë dhe shumicën në parlament, as nuk t’i hynim fare këtij muhabeti dhe këtyre rreziqeve. Por preket Shqipëria, sepse shfaqet si një vend ku nuk duhet shkuar për të investuar dhe për ta vizituar. Pra preket çdo familje dhe çdo individ që jeton në Berat. Nëse urën për të ardhur këtu e kalojnë më pak vizitor, ka më pak para që qarkullojnë këtu dhe më pak para për ata që ndërtojnë biznese të vogla apo bujtina. Pra ka më pak lekë që shkojnë në shtëpitë e tyre. Ata që nisen nga Berati apo çdo qytet tjetër për të shkuar pas Berihait, por duhet të kuptojnë se nuk kanë çfarë ti bëjnë qeverisë dhe as qeverisjes socialiste, por kanë ç’i bëjnë vetes. i bien vetes sepse mbyll tjetri dyqanin dhe shkon pas Berihait në Tiranë. Ai dyqani shet më shumë kur vijnë vizitore këtu. Ne nuk kemi betejë me ta, sepse e kemi fituar dhe e fitojmë sa herë, por betejën e vërtetë e kemi me  papunësinë, varfërinë dhe korrupsionin.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas