Kryeministri Edi Rama ka dalë me një komunikim në rrjetet sciale ku ka uruar besimtarët muslimanë për hyrjen në Muajin e Shenjtë të Ramazanit në kushtet e pandemisë së koronavirusit. Kreu i qeverisë tha se bota ndodhet në një situatë të vështirë dhe Shqipëria është pjesë e saj.
“Në këtë kohë kur jemi kyçur të gjithë brenda rrethit të ngushtë të familjes, ndërsa së jashtmi janë kycur e hapësirat e tempujve, ne shqiptarët si rrallë kush jemi vizituar tre herë e ngushëlluar nga trokitjet e kalendarit të besimit, dy herë pashkë e nga sot një muaj Ramazan. Sot na mundon por edhe na bashkon. Nuk kam guxim ta them se po jetojmë në një kohë të bekuar, as se karantinimi është një parajsë, por sot ka nisur në këtë vend, dhe e keqja më e madhe në këtë vend ka ardhur me më të mirat e saj. Muaji i Ramazanit, nis ripërtëritjen shpirtërore të besimtarëve myslimanë, për janë tre trokitje në dyert e tempujve të mbyllura, që besimtarët nuk janë por kanë nevojë t’i mbijetojnë këtij presioni të madh. Në këtë rast për t’u mbledhur në emër të Zotit kundër këtij armiku të padukshëm që sulet për të na prerë e për të na vrarë“, tha ndër të tjera Rama.
Rama ka falënderuar gjithashtu klerin musliman për vendimin e dhimbshëm sipas tij për të mos u shkëputur nga zinxhiri i rezistencës kombëtare.
“Tempujt do rihapen nesër pa asnjë njollë gabimi njerëzor në punët e liga të armikut, ditët e mira paskëtaj do vijnë. Sot jeni shembull rrezatues e motivues për gjithë shoqërinë. U mëson edhe atyre që nuk besojnë se duke respektuar pa dëngla e qurravitje sic bëtë edhe ju se shëndeti i njerëzve është mbi të gjitha. Ne do ja dalim deri në fund, e Shqipëria që sot varet nga veprimet e secilit prej nesh nuk do turpërohet nga vdekjet që mund të shmangen. Ne do rrimë deri në fund në llogoret tona. Ata që humbasin durimin e shfryrjnë kundër rregullave sot ta mësojë nga shembuli i klerikëve shqiptarë se mjekësinë s’duhet ta dyshojmë e diskutojmë. Sot agjërimi do lehtësonte edhe gjuhëcartjen e atyre që ankohen në Facebook se populli po vdes për bukë…”
Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë për Muajin e Shënjtë të Ramazanit ndërsa sjell në vëmendje situatën nëpër të cilën po kalon vendi njëkohësisht për shkak të pandemisë së koronavirusit. Meta shkruan se besimtarët janë privuar nga kjo gjendje ndërsa shton se si asnjëherë tjetër me kurajo e solidaritet mbarëkombëtar ta përballojmë këtë sfidë të përbashkët dhe t’i gëzohemi lumturisë që na jep qëndrimi më shumë në shtëpi, pranë fëmijëve dhe prindërve tanë.
“Le të lutemi së bashku, larg fizikisht por pranë njëri-tjetrit me shpirt e zemër, dhe le të rizgjojmë ndjenjat më të bukura, të pastrojmë ndërgjegjet, të pendohemi për gabimet tona dhe të ndezim shpresat për ditët më të mira që patjetër do të vijnë!”, shruan Meta.
Ndërkohë, Presidenti ka një mesazh urimi të veçantë për shqiptarët e Kosovës, MAqedonisë së Veriut, Luginës e diasporës. “Një urim të veçantë kam sot për të gjithë shqiptarët në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Luginë, Malësi dhe në diasporë, që Zoti t’u pranojë agjërimin, lutjet dhe veprat e tyre të mira, dhe që ky Muaj t’u sjellë begati, mirësi dhe paqe në familjet e tyre!”
Lulzim Basha
Mesazh për besimtarët myslimanë ka përcjellë edhe kryedemokrati Lulzim Basha.
“Të dashur vëllezër dhe motra që nesër kremtoni ardhjen e muajit të bekuar të Ramazanit!
Gjatë këtij muaji, sakrificës së agjërimit i shtohet edhe pamundësia për tu falur në xhamitë e mbyllura për shkak të pandemisë. Por shtëpitë dhe shpirtat e besimtarëve do të përndriten nga lutjet ndaj Krijuesit të Plotfuqishëm, dhe zemrat do të dlirësohen nga agjërimi dhe thellimi në meditim.
Ndaj le të bashkohemi sot të gjithë në urimin për agjërim të lehtë e të pranuar! Zoti i dëgjoftë lutjet e besimtarëve çdo mëngjes e mbrëmje dhe na faltë bekimin dhe mëshirën e tij! Sakrifica e agjëruesve gjatë këtij muaji shërbeftë për lehtësimin e dhimbjeve dhe sprovave me të cilat po përballen shqiptarët!
Zoti ju mbrojtë dhe ju dhëntë shpërblesë të shumëfishtë për sakrificën tuaj!”