Aktualitet

Rama-Metës pas SMS-ve të Gonxhes: Të gjithë do bënin të njëjtin komunikim














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:35 - 20/04/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër Presidentin Ilir Meta, pas takimit të këtij të fundit të zhvilluar pasditen e djeshme me biznesmenë, ku njëri prej tyre, Erion Mane, publikoi disa mesazhe ku akuzonte Blendi Gonxhen se i kishte thënë që do ta ndihmonte, por i kishte bërë bllok, pasi i kishte parë statusin e “Facebook-ut”






Në përgjigjen e tij, Rama tha sot se është shumë krenar për Blendi Gonxhen dhe komunikimin e tij me biznesmenin Mane, duke shtuar se do të donte që të gjithë të bënin të njëjtin komunikim.


Më tej, Rama u shpreh se nxori bisedën me mesazhe, por “ajo që Ilir Meta nuk tregoi në atë komunikim ishte video që Blendi Gonxhe i kishte dërguar viktimës, ku del se vëllai i Monikës paska pasur një vend pëllumbash, ku çdo ditë i binin në duar vezë floriri, me paga që edhe vetë kontrollorët do i kishin tronditur”.





Pjesë nga fjala e Ramës:
Basha nuk është lider, është pa karakter. Ilir Meta rendi atje për ta bërë lajmin e ditës në vazhdën e absurditeteve të tij. Kanë vetëm një qëllim, ta tensionojnë maksimalisht fushatën elektorale, të nxisin përplasje, të stimulojnë sherre e ndasi.



Imagjinoni sikur në këtë fushatë ta hiqnim emrin e Ilir Metës, e cila do të ishte krejt normale, krejt e qetë për hir të së vërtetës. Është kjo qetësi që e tërbon Ilir Metën.


Është filli i kësaj vazhdmiësie pa konflikte, dhe me thënë të drejtën, edhe pa gjuhën e urrejtjes, sepse Lulzimin e kanë kurdisur ndryshe këtë herë, i kanë kërkuar të bëjë dhëndrin e qeshur.

Meta kërkon ta destabilizojë fushatën, sepse e di shumë mirë cfarë do të dndohë më 25 prill, e di shumë mirë se votat në kuti për PS do të pikojnë njësoj si ky shi mbi kokat tona. Ilir Meta e di shumë mirë që aq sa ne sot, tani, mund të ndalim shiun, aq mund të ndalë Ilir Meta, Saliu, Monika, Luli e ata fitoren e PS me një breshër votash nga veriu në jug në cdo kuti.

E patë dje, nxori atje një dordolec, e nxori si viktimë të survejimit dhe tregoi medemek faktet, po cilat ishin faktet. Faktet ishin ato që mua më bëjnë krenar, që ne kemi drejtues si Blendi Gonxhja, të cilët iu thonë atyre që kanë hall ‘nuk ke nevojë, se unë jam këtu për ty’, ju ofrojnë mbështetje.

Ju e patë të gjithë komunikimin, ai është komunikimi që kam kërkuar dhe që e kërkoj përditë në të gjitha institucionet. Ah sikur të ishin të gjithë ashtu, as sikur gjithë përgjegjësit e zyrave të ishin ashtu. Ajo që Ilir Meta nuk tregoi në atë komunikim ishte video që Blendi Gonxhe i kishte dërguar viktimës, ku del se vëllai i Monikës paskej pasur një vend pëllumbash, ku çdo ditë i binin në duar vezë floriri, me paga që edhe vetë kontrollorët do i kishin tronditur.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas