Menjëherë pas betimit te Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë e re në kryeministri. Kreu i qeverisë i njohu menjëherë me Kodin Etik që duhet të respektojnë ministrat, përfshirë ndalimin e udhëtimeve të luksit, dhuratat, apo përdorimi i makinës.
Ai theksoi se nëse evidentohen shkelje nga ana e ministrave, do të duhet të kërkojnë falje publike. Por në rast se ata e përsërisin një shkelje, do të duhet të japin dorëheqje.
“Nëse nuk respekton një prej këtyre pikave ministri përgjegjës duhet të kërkojë ndjesë, në rast përsëritje duhet të japë dorëheqjen. Kjo vlen edhe për mua, se kam pasur problem ta respektoj 8 vite nuk do ta kem që ta respektoj edhe 4 të tjera .
Asnjë anëtar i qeverisë nuk duhet të udhëtojë në biznes class, pushimet jashtë vendit, jo darka në restorante kur janë në punë në Tiranë. Do të përcaktohen shprehimisht të gjitha detajet për të gjitha këto çështje.
Duhet përcaktuar se bashkëshortët dhe fëmijët e anëtarëve të kabinetit nuk mund të përdorin sallën vip të aeroportit përveçse kur janë me ministrat. E njëjta gjë vlen edhe për përdorimin e makinave zyrtare”, tha Rama.
LEXO EDHE:
Morën “bekimin” e Metës, Rama dhe ministrat në këmbë drejt kryeministrisë