Aktualitet

Rama: Miqtë amerikanë nuk erdhën me shumë para, por me një Akademi Transparence





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:25 - 17/02/20 |
mapo.al

Pas përfundimit të konferencës së donatorëve ku Shqipërisë iu dhuruan plot 1.15 miliard euro kryeministri Edi Rama së bashku me Presidentin e Komsionit Evropian Ursula Von der Leyen iu përgjigjën interesit të gazetarëve që ishin të pranishëm.


Kryeministri Edi Rama u shpreh se miqtë amerikanë nuk erdhën me shumë para, por me një akademi transparence, që do mbikqyrë të gjitha fondet dhe paratë të përdoren me transparencë.



“Jemi ende duke përbrendësuar këtë tronditje mjaft të këndshme të ditës së sotme. Nuk do të doja të kërkoja më shumë për në mars, sesa të gjej një hudhër e ta vendos në mur, kundër syrit të keq. Se kur merr një lajm kaq të mirë ke frikë se mos ndodh ndonjë gjë e keqe. Më lini të gjej një hudhër njëherë,pastaj të flasim për negociatat. Sepse nuk dua të kemi një tjetër mallkim të historisë që vjen. Për bisedime, ju e shihni që ne po flasim e po bëjmë komunikime, si në këtë konferencë. Kam dëgjuar atë çfarë tha presidentja e KE duke përmendur disa nga dëshirat tona të përbashkëta, që ajo që rindërtohet të jetë më e mirë se ajo çka humbi, me standarde. Na duhet të fillojmë të punojmë së bashku. Miqtë tanë amerikanë nuk erdhën me shumë para, por me argumente me mënyrën si të sigurohemi që kaq shumë para të përdoren në mënyrë transparente. Ata janë bujar për të eksportuar standarde. Unë i kërkova që paratë, që ishin shumë më bujar seç prisja, i kërkova për një akademi transparence e cila do të nisë me rindërtimin dhe dot ë zhvillohet si strukturë që do të vlerësojë kriteret e tenderëve dhe procedurave publike. Jemi në shoqëri kaq të mirë e jam kaq i lumtur e i përulur nga gjithçka, ne nuk duam që t’i lëmë në baltë miqtë tanë në rindërtimin e Shqipërisë. Dua që Ursula dhe Komisioni ta përdorin këtë si një histori suksesi. Jam shumë krenar për ekipin tonë, për prezantimet, qoftë nga ministri, nga koordinatorja e përgjithshme për vlerësimin e gjendjes së katastrofës, u ndjeva kaq mirë, dhe po mendoja pse nuk jemi pjesë e BE, kemi njerëz kaq të mirë”, u shpreh kryeministri Edi Rama.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas