Edi Rama ka postuar në faqen e tij në FB, një foto ku shquhen dy gjëra. Përkrenarja e Skenderbut dhe Ai. Këtë asociim, ai e ka titulluar vetë “fotoja e ditës”. Nuk është pra ditiramb nga të tijët, as një shprehje venerimi, si ajo e Elisës, por është bash ideja e vetë Ramës. Sigurisht, ai e di mirë se do plasin tani komentet e reagimet. Për një Kryeministër të një vendi në krizë, dhe me shumë probleme ekonomike, është shumë mirë që opinioni publik të merret me gjëra të tjera. Dhe kjo ia vlen, edhe nëse deliri shkon deri këtu, sa dikush të thotë vetë me foton e tii, se jam Skënderbe!
/MAPO.Al