Friday, July 8, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Rama kundër BE: Mirëpresim opinionin e Venecias, por për zgjedhjet e tjera

by mapo.al
27/10/2020
in Kryesore, Politika, Video
0
Edi Rama dhe Brukseli

Edi Rama dhe Brukseli

Kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet nga rrëzimi i dekretit të Ilir Metës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pavarësisht nga thirrjet e Brukselit dhe të komisionerit të BE për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Kreu i qeverisë shprehet se Kuvendi nuk do të humbë asnjë sekondë, duke paralajmëruar se në seancën e të enjtes, mazhoranca do të rivotojë pa ndryshime ligjin elektoral. Sa i takon opinionit të Komisionit të Venecias, Rama tha se e mirëpret, por për zgjedhjet e tjera. Kryeministri thotë se ia ka shprehur edhe komisionerit të BE se Kuvendi do të rivotojë Kodin pa humbur kohë.

“E kam sqaruar edhe komisionerin në një bisedë që kemi pasur pa dorashka, që Parlamenti nuk do të presë asnjë sekondë, për arsye se kemi zgjedhjet në 25 prill. Nuk ka asnjë mundësi të hyjmë në një spiralen e një aventure ku na fton Ilir Meta i cili nuk ka për qëllim të përmirësojë Kodin Zgjedhor, por të stabotojë nga pozicioni i tij ekstremist anti-shumicë dhe anti-parlament këtë proces. Venecia është e mirëpritur të sjellë kur të pjekë opinionin e vet, ai opinion do të diskutohet me të gjitha forcat politike dhe natyrisht duke pasur parasysh kohën që kemi në dispozicon, do të mbetet për të adresuar çfarëdolloj çështje përtej 25 prillit. Nuk kemi kohë për të humbur”, u shpreh Rama.

Insistimin e shumicës parlamentare për të rrëzuar dekretin, Rama e lidh me pamjaftueshmërinë kohore që kërkon KQZ për të organizuar zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kreu i qeverisë nuk kurseu akuzat dhe ironitë në adresë të presidentit Ilir Meta por edhe të opozitës.

“Nuk mund të hyjmë në asnjë aventurë, sepse strukturat e reja të administrimit zgjedhor kanë nisur punën, kanë nevojë të kenë të shkruar të zezën mbi të bardhë ligjin zgjedhor dhe implementimi i ligjit zgjedhor kohën e vet. Është marrë një angazhim për identifikimin biometrik. Ne nuk kemi asnjë arsye që të mos e refuzojmë në sekondën e parë që kalon afati i procedurës Ilir Metën me të gjithë përpjekje të indentifikuar si përpjekja e një lideri alternativ të një opozite të copëtuar dhe lideri absolut i një partie të degraduar”, tha ai.

Këto deklarata kryeministri Edi Rama i bëri nga aeroporti i Rinasit, pas kthimit nga Siria të 4 fëmijëve shqiptarë dhe një gruaje që mbaheshin në kampin Al-Hol.

LEXO EDHE: 

Varhelyi thirrje Ramës: Mos e votoni Kodin Zgjedhor pa u shprehur Venecia

Tags: Edi RamaKodi ZgjedhorReforma ZgjedhoreVideo

JU SUGJEROJME

Berisha tregon ligjin e parë që do të miratojë kur të vijë në pushtet
Aktualitet

Berisha tregon ligjin e parë që do të miratojë kur të vijë në pushtet

08/07/2022
“Pa shaka: E njëjta opozitë, me të njëjtët drejtues dhe e njëjta retorikë si në ’91”
Aktualitet

“Pa shaka: E njëjta opozitë, me të njëjtët drejtues dhe e njëjta retorikë si në ’91”

08/07/2022
Emrat/ Sekuestrohet pallati 8 katësh në Vlorë, shpallen në kërkim dy vëllezërit
Aktualitet

Emrat/ Sekuestrohet pallati 8 katësh në Vlorë, shpallen në kërkim dy vëllezërit

08/07/2022
Në Shqipëri mburren me protesta, në Britani kryeministri iku dhe kërkoi ndjesë
Aktualitet

Në Shqipëri mburren me protesta, në Britani kryeministri iku dhe kërkoi ndjesë

08/07/2022
Next Post

Mbërrijnë në Shqipëri 5 shqiptarët nga Al Hol - Rama: Do kthejmë në atdhe fëmijë të tjerë

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Berisha tregon ligjin e parë që do të miratojë kur të vijë në pushtet
  • “Pa shaka: E njëjta opozitë, me të njëjtët drejtues dhe e njëjta retorikë si në ’91”
  • Emrat/ Sekuestrohet pallati 8 katësh në Vlorë, shpallen në kërkim dy vëllezërit
  • Në Shqipëri mburren me protesta, në Britani kryeministri iku dhe kërkoi ndjesë
  • Zbulohet mesazhi i Berishës për kryetarët e ‘Rithemelimit’, pas protestës



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In