Kryesore

Rama: Mungesa e opozitës na ka mpirë, na ka ulur kapacitetet reaguese














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:45 - 28/12/18 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama e nisi Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste duke folur për protestën e studentëve.






Ky është një takim i pazakontë, në një kohë të pazakontë të vitit për mbledhje partie, në një moment të pazakontë për këtë familje e cila ka përgjegjësinë të kujdeset për shtëpinë e madhe të shqiptarëve, Shqipërinë. Por e pazakontë është edhe mundësia që na ka dhënë në këtë fundvit protesta e studentëve. Një mundësi e mirëseardhur në formën e një reagimi shumë kuptimplotë, në emër të një jete më të mirë universitare dhe në emër të besimit tek unë, tek ne. Përtej kushteve, indiferencës ndaj politikës, edhe kur çirreshin para fytyrës sime “Turp, turp”, ata shihnin dhe shohin në drejtimin tonë sepse jemi për ta mundësia e vetme për ta. Ata na dhanë një shuplakë që mua më përvëlon si ditën e parë dhe unë zgjodha të kthej faqen tjetër”, tha Rama.


Kryeministri Edi Rama nuk la pa sulmuar edhe opozitën, sipas të cilit i ka krijuar Partisë Socialiste komfortin që të jetë zgjidhja e vetme.







“Mungesa e opozitës na ka mpirë, ka ulur kapacitet tona reaguese”, tha Rama. “Por nuk mund të jetojmë si e keqja më e vogël, nuk mund të jetojmë për zgjedhjet e radhës. Nuk shitëm qëllimet tona dhe nuk tregtuam objektivat në mandatin e parë. Ishim të gatshëm të rrëzonim koalicionin për Reformën në Drejtësi dhe fituam zgjedhjet të vetëm. Sepse njerëzit janë shumë më të mençur se sa duken nga lartësia e politikës”, shtoi ai.




Duke u ndalur te gjendja ekonomike në Shqipëri, në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Kryeministri Rama renditi disa nga statistikat që sipas tij tregojnë përmirësim të ndjeshëm.



“Sot biznesi paguan mesatarisht 5% taksa, dikur paguante 10%. Ndërsa leku nuk ka qenë asnjëherë më i fortë se sa sot”, tha Rama. “Konsumi është rritur dhe nuk mund të thotë askush që ndodh nga kanabisi. Në tremujorin e tretë të këtij viti në Shqipëri janë regjistruar si të punësuar 262 000 vetë më shumë të punësuar se në tremujorin e parë të vitit 2014”.

Duke iu referuar shifrave të Bankës së Shqipërisë, Rama tha se nën qeverisjen socialiste jetesa është përmirësuar për shtresën e ulët dhe të mesme të shoqërisë. “Inflacioni jo më shumë se 2% ka pasur ndikimin më të ulët te shtresat e varfra”, tha Kryeministri. “Depozitat e vogla kanë peshën më të madhe të totalit të depozitave, ndërsa 100 kompanitë më të mëdha paguajnë më shumë taksa se sa dje dhe pesha e tyre në kontributin në buxhet është më e madhe”.

1


Etiketa: , , ,

Pas