Aktualitet

Rama: Na duhet fuqi punëtore nga jashtë! Super dënim për shpifjen








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:18 - 06/12/19 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish qeverinë, lidhur me situatën e krijuar pas tërmetit. Rama deklaroi se pas pastrimit të rrënojave, duhet nisur me rindërtimin dhe për këtë duhen punëtorë.


Sipas tij, procesi i ndërtimit kërkon fuqi të madhe punëtore dhe se nga eksperienca dhe çfarë ka parë nga kompanitë, ka probleme në fuqitë punëtore në ndërtim.


“Duhet përfituar që të kërkojmë fuqi punëtore të huaj, në rast se del nevoja për fuqi punëtore. Duhen mijëra njerëz që do të përfshihen në punë. Në datën 19 dhjetor duhet të kalojë paketa për aksesin në fuqi punëtore, që kompanitë të marrin punëtorë nga jashtë. Do të nisim punën në Laç për ti hapur rrugën këtij procesi. Ia kemi kërkuar që të nisë puna kompanisë turke ku Presidenti turk ka dhënë pëlqimin për të ndërtuar 500 apartamente. Do vijojmë ndërhyrjen dhe në Durrës, në vijën bregdetare. Tirana në zonën e “5 Majit” duhet rishikuar në funksion të situatës një plan i kahershëm që kemi pasur. Pallatet e vjetra në Kombinat duhet të hidhen në tokë, dhe ato pallatet e vjetra subjektive. Aty kemi një pol të ri për të ndërtuar, tek “5 Maji’, apo dhe te ish-Uzina e Auto-traktorëve”, u shpreh Rama.



Ai bëri me dije se janë 4949 banesa të dëmtuar në Durrës në total dhe 6121 në Tiranë, ku mes tyre 1171 në Durrës të pabanuara dhe 660 në Tiranë.

Lexo edhe :  PD i përgjigjet Ramës: E gjithë skema e mashtrimit që ke ngritur kundër Bashës, u rrëzua

Në Durrës duhet të mendojmë mirë pasi nuk ka apartamente, janë të shitura. Duhet të mendojmë që t’i spostojmë nga hotelet në janar në shtëpi me qira”, tha Rama.


Lidhur me situatën e të pastrehëve, ai tha se 100% të qirasë për një vit do të paguhet për ata që nuk kanë strehë.

Në vijim shtoi se për ata që janë në fshat dhe duan të ndërtojnë vetë shtëpitë do të financohen.

Mesatarisht do të marrin 20 milionë lekë të vjetra, pasi fitojnë kohë dhe nuk rrinë të presin të vijë dikush, por me një supervizionim që të garantojë të gjithë parametrat”, deklaroi kreu i qeverisë.

Kryeministri tha se është e dënueshme shpifja, por se do të jetë super e denueshme në situatë të jashtëzakonshme.

Mjafton rasti i Durrësit, një lajm kriminal i shpërndarë se po bie spitali i Durrësit solli një të vdekur e pa llogaritur kaosin e të plagosurit në përpjekjen për të ikur nga spitali, kur lajmi se po shembej spitali kur spitali nuk kishte asgjë”, u shpreh Rama.

Po ashtu ai shtoi se do të shkojë në Stamboll në takimin e organizuar nga Presidenti Erdogan me investitorë dhe biznesmenë.

“Besoj se do të kthehem me çadra me vete. Por duhet menaxhuar sa më mirë kjo logjistikë. Ka vlerë të madhe për të qenë pjesë e gjithë logjistikës sonë në vijim”, deklaroi kreu i qeverisë.


Etiketa: , , ,

Pas