Kryeministri Edi Rama, me anë të një statusi në Twitter, i kërkoi sërish naftëtarëve të Ballshit që të mbyllin grevën në mënyrë që të ulen për të biseduar kërkesat e tyre.
“E vetmja pengesë mes nesh është greva juaj.
Mbyllni grevën dhe unë do jem aty menjëherë!”, shkruan Rama duke iu drejtuar naftëtarëve.
Reagimi i Ramës
“Të dashura motra greviste të Ballshit! Askush nuk ju kërkon të dorëzoheni, qeveria nuk është armiku po aleati juaj dhe askush nuk ju ofron lëmoshë, ne jemi gati të qajmë hallin tuaj së bashku! E vetmja pengesë mes nesh është greva juaj.
Mbyllni grevën dhe unë do jem aty menjëherë! Mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju e duan t’ju përdorin kundër qeverisë! Qeveria është e juaja, por nuk mund të bisedojë me ju nën presion e me ultimatume! Grevat bëhen për t’u dëgjuar, jo për të marrë me zor atë që ke në mendje. Ne ju kemi dëgjuar e po ju presim juve”, shkruan Rama në rrjetin social.
LEXO EDHE:
Naftëtarët – Budina: Qeveria t’i paguajë nga xhepi, ndryshe artistët do të futen në grevë