Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë pasdite një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Takimi mes dy zyrtarëve të lartë është zhvilluar në ambientet e një lokali në kryeqytetin shqiptar.
Mësohet se Rama dhe Thaçi kanë biseduar për më shumë se 60 minuta. Ata janë parë duke biseduar të relaksuar, ndaj dhe takimi mes Ramës e Thaçit është përshkruar si tejet miqësor. Nga informacionet e para, bëhet e ditur se pjesë e bisedës kanë qenë edhe zhvillimet e fundit në dy vendet fqinje.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ruan një raport të ngushtë edhe me Presidentin turk, Recep Taip Erdogan.
Ky i fundit ka shënjestruar në deklaratat e tij Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj pas shkarkimit që u bëri ministrit të Brendshëm dhe shefit të inteligjencës kosovare në lidhje me ekstradimin e gjashtë “gylenistëve”.
Ndërkohë, më herët Departamenti Amerikan i Shtetit shpërndau një deklaratë ku mbështeste Qeverinë e Kosovës pas deportimit të shtetasve turq.