Aktualitet

Rama ndryshon makinën “Lincoln” për GMC, Kryeministria: Është marrë me qira














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:58 - 19/09/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ndryshon makinën e tij “Lincoln”, për një GMC luksoze.






Automjeti kushton rreth 500 mijë dollarë dhe luksi e komoditeti që ka të lë pa fjalë.


Makina e tipit GMC Custom Luxury Vehicle është një automjet i shtrenjtë që shihet shumë në rrugët e Meksikës me të cilat lëvizin njerëzit e kartelit të drogës për komoditet dhe mbrojtje nga atentatet.







Makina e Ramës është bërë me porosi “GMC Yukon Luxury” dhe ka dy ndenjëse VIP me mbështetëse këmbësh, sediljet janë italiane, rimeso me dru arre origjinale.



Tavani është i ndriçuar dhe është i gjithi me lekurë kastori. Makina nga brenda duket si avion privat luksi.



Brenda automjetit luksoz “GMC”

“Lincoln”-i që përdorej nga Rama

Kryeministria: Makina është marrë me qira

Pas lajmeve dhe reagime në rrjet, qeveria ka vendosur të reagojë në lidhje me makinën luksoze ‘GMC’ me të cilën lëviz prej disa muajsh Edi Rama.

Sipas sqarimit të zyrës së shtypit, makinën luksoze e ka marrë me qira PS-ja dhe jo Kryeministria. Zyra e Shtypit pranë Kryeministrisë thotë se Rama nuk ka blerë asnjë makinë me fondet e buxhetit të shtetit.

Lexo edhe :  Si po e shpall Edi Rama vetveten “persona non grata” në Kosovë

Mësohet se automjet i pablinduar, është marrë me qera nga Partia Socialiste prej një subjekti privat të regjistruar në emër të zonjës E. Hoxhallari.

Reagimi i plotë

Automjeti ne fjale është ne pronësi te një subjekti privat, me aktivitet tregtar te regjistruar sipas ligjeve ne fuqi.

Partia Socialiste ka një kontrate qeraje me subjektin, i cili ushtron prej me shume se 5 vitesh aktivitet ne fushën e shitjes dhe dhënies me qera te automjeteve. Automjeti nuk ka elemente te veçanta sigurie.

Ai është marre pasi automjeti i mëparshëm ne përdorim te Kryetarit te PS, nuk plotësonte me standardet e lëvizjes për shkak te amortizimit si pasoje e vjetërsisë dhe numrit te madh te kilometrave te kryer.

Me këtë rast theksojmë se kryeministri nuk ka blere një automjet te ri me fondet e buxhetit te shtetit, qysh nga ardhja e tij ne detyre”.

1,478


Etiketa: , , ,

Pas