Aktualitet

Rama në 2010: Nuk e pranoj talebanizmin në raport me objektet e trashëgimisë kulturore





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:37 - 18/05/20 |
mapo.al

Pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama një deklaratë të tij të vitit 2010 kur ishte kryetar bashkie.


Asokohe, Rama thoshte se në cilësinë e kryetarit të bashkisë por dhe si njeri iartit, nuk e pranonte dot talebanizmin në raport me objektet.


Sipas tij taleban ishte Enver Hoxha dhe regjimi i tij që i hynë me dinamit dhe hodhën në erë 2400 e kusur kisha e kapela romane, që dogjën 300 e kusur mijë vepra arti fetare dhe libra fetarë.


”E them në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë, por edhe në cilësinë e njeriut të artit dhe të kulturës, që nuk e pranoj dot talebanizmin në raport me objektet, sepse çfarëdo kohë qoftë dhe me cfarëdo arsye u motivoftë është talebanizëm. Taleban ishte Enver Hoxha dhe regjimi i tij që i hynë me dinamit dhe hodhën në erë 2400 e kusur kisha e kapela romane, që dogjën 300 e kusur mijë vepra arti fetare dhe libra fetarë. Talebane është edhe e kundërt. Pra të bësh atë që bënte Enver Hoxha me trashegiminë kulturore dhe historike të këtij vendi. Ju siguroj që këtë nuk do ta bënte asnjë vend europian, siç nuk e kanë bërë. Nuk e bënë gjermanët megjithëse angazhuan konkursin më spektakolar ndërkombëtar për Bundestagun dhe arkitektin me në zë të momentit, Norman Fosterin, nuk e bënë që ta shembnin Rajhstagun e vjetër dhe në vend të tij të ndërtonin diçka tjetër.”


 

 


Etiketa: , ,

Pas