Aktualitet

Rama në 7 vite, PD: Varfëroi shqiptarët, iu mori 2.1 mld € nga rritja e taksave





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:13 - 27/06/20 |
mapo.al

Eksperti i ekonomisë në Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se Edi Rama në 7 vjet i ka varfëruar shqiptarët, duke iu marrë nga xhepi 2.1 miliardë euro vetëm nga rritja e taksave.


Teliti shprehet se për faj të Ramës, dhjetra e mijëra biznese kanë shkuar drejt falimentimit, ndërsa qindra e mijëra shqiptarë morën rrugën e emigracionit.


Postimi i Dorian Telitit:


RAMAVIRUSI ne 7 vite varferoi shqiptaret duke u marre nga xhepi 2.1 miliarde euro vetem nga rritja e taksave.


Edi Rama coi dhjetera mijera biznese drejt falimentimit dhe qindra mijera shqiptare moren rruget e emigracionit.

Por nuk i mjaftuan deshtimet, tani genjen dhe veten, sepse shqiptaret nuk i genjen dot me.

Genjeshtra e rradhes e Edi Rames: me PD do paguani me shume.

Fakti: cdo i punesuar do te paguaje me pak, pasi me taksen e sheshte 9% per Tatimin mbi te Ardhurat Personale nga pagat per cdo te ardhur mbi 30 mije leke (zero tatim per te ardhurat deri ne 30 mije leke), duke i lene keshtu me shume para ne xhep cdo te punesuari ne vendin tone.

E verteta nuk mund te fshihet. Plani PD nxit punesimin, rrit konsumin, ndihmon biznesin.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas