Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet në Beograd ku ka marrë pjesë në panairin e verërave.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka “thumbuar” atë duke u shprehur se Rahoveci është kryeqyteti i verërave në rajon, e që nesër si dhe çdo vit është nikoqir i “Hardh Fest”.
Haradinaj në një postim në Facebook ka thënë se Kosova “ka qenë dhe është shumë hapa para Serbisë në prodhimin e verërave”.
Gjithashtu, Haradinaj me këtë postim ka “goditur” edhe Kurtin për shkak të reduktimeve të shpeshta të energjisë elektrike.
“Kosova ka qenë dhe është shumë hapa para Serbisë në prodhim të verërave.
Përderisa i bëhet kaq promovim panairit në Beograd, panairi në Kosovë dënohet me mungesë rryme, duke pamundësuar funksionimin normal.
Përkrahja e vreshtarëve tonë promovon punën e tyre dhe Kosovën në gjithë botën”, shkruan ai.