Aktualitet

Rama në Berat, qytetarët e presin me protesta (video)




               Publikuar në : 15:30 - 15/03/19 |
mapo.al

Kryeministrin Edi Rama e presin me protesta edhe në Berat. Disa qytetarë kanë dalë në rrugën kryesore të qytetit dhe kanë protestuar në momentin që Rama po shkonte drejt Beratit, ku po zhvillon një takim me moton “Bashkia që duam”.


Protestuesit kanë tentuar të bllokojnë rrugën, por nuk janë lejuar nga forcat e Policisë. Banorët protestuan në lagjen “Kombinat” , lagje kjo e cila ndodhet në pjesën hyrëse të qytetit, me pankarta dhe thirrje “Rama dorezohu”, ” Rama ik,” . Protesta është e udhëhequr nga drejtues të PD-së së qytetit të Beratit. Edhe në qytetet e tjerë, Kryeministri Edi Rama  është pritur me protesta ditët e fundit.

 


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas