Aktualitet

Rama në Bruksel: Reformat s’i bëjmë për BE-në…














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:24 - 01/03/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama u shfaq arrogant në konferencën e përbashkët me zyrtarët e lartë të BE-së, fokusi kryesor i së cilës ishte çelja e negociatave të Shqipërisë.





Teksa u zotua për plotësimin e kushteve dhe reformave, Rama tha se qeveria nuk vepron sepse e kërkon Bashkimi Europian, por sepse  i detyrohet brezave të ardhshëm.


“Gjëja më e rëndësishme për ne është se e kemi bërë punën tonë dhe jemi përherë shumë të vëmendshëm të dëgjojmë komisionin, sepse është mekanizimi më i lartë vlerësues. Shpresoj shumë fort në planin për investimin në Ballkan, i prezantuar vitin e kaluar.




Eshtë një instrument i dobishëm për të forcuar ekonomitë tona, ndërkohë që luftojmë dhe përpiqemi të ecim përpara në procesin e integrimit. Ne luftojmë dhe përpiqemi të ecim përpara në procesin e integrimit jo sepse na i kërkoni ju, por sepse i detyrohemi fëmijëve tanë dhe brezave të ardhshëm” , – tha Rama.

Lexo edhe :  Vaksinohen operatorët turistikë në Durrës, Rama apel strukturave hotelerike

1



Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas