Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm ditën e sotme në ceremoninë e betimit të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan pas rizgjedhjes së tij në krye të shtetit turk.
Rama është ulur përkrah liderëve të vendeve të tjera, ku në një foto gjatë ceremonisë Rama është ulur përkrah kryeministrit rus, Dimitri Medvedev.
Presidenti Rexhep Taip Erdogan, u betua sot në një ceremoni madhështore. Pas 15 vitesh në pushtet, Erdogan u rizgjodh në krye të shtetit, ndërkohë që me nisjen e mandatit të tij të radhës, hyjnë në fuqi edhe ndryshimet kushtetuese që e kthejnë Erdogan në një President Ekzekutiv.