Aktualitet

Rama në CNN për afganët: Kam qenë i përfshirë personalisht në operacione














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:22 - 09/09/21 |
mapo.al

Ndërkohë që kreu i demokratëve, Lulzim Basha ishte në një deklaratë për mediat njoftoi përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, kryeministri Edi Rama u shfaq në CNN në një intervistë për afganët.






Rama duket se nuk humb kohë për të dalë në çdo media ndërkombëtare lidhur me strehimin e afganëve në vendin tonë.


Kryeministri Edi Rama është shprehur se talibanët e kanë ndryshuar sërish fjalën dhe thonë se do lejojnë vetëm personat me pasaporta, fëmijët nuk kanë pasaporta.







“Mund të them se kemi bërë për këta njerëz njësoj për të gjithë që kanë mbërritur ose presin që të vijnë. Ky aeroport është mjaft problematik. Nuk e di se ku qëndron problem nuk do habitesha që kjo të ishte një lojë e talibanëve që çfarë thonë sot dhe se thonë nesër. E kanë ndryshuar sërish fjalën dhe thonë se do lejojnë vetëm personat me pasaporta, fëmijët nuk kanë pasaporta. Historia do futet në një fazë pengesash”, u shpreh Rama.




Lidhur me kontaktet, Rama theksoi se të vetmin kontakt që ka Shqipëria, është me qeverinë amerikane për të koordinuar evakuimin dhe strehimin e qytetarëve afganë.

Lexo edhe :  VIDEO/ Rama shmang Lelin në Vlorë, kryeministri s’e sheh në sy


“Jo ne nuk kemi hyrë në asnjë lloj bisedimi me talibanët dhe shpresoj që nuk duhet të hyjmë. Ata që do flasin duhet të kenë kompetencën, duhet të jetë SHBA. Duhet të jemi në kontakt me amerikanët për këtë nismë. Është njëfarësoj shqetësuese që qytetarët amerikanë nuk mund të dalin nga aeroporti. Kam prirje të besoj se është një lojë nga brenda Afganistanit. Për të folur sinqerisht nuk është se jam i dëshpëruar, por duke qenë i përfshirë personalisht, me ekipin tim të ngushtë, me ministren e jashtme që po punon për këto operacione, në mënyrë të natyrshme jemi të përfshirë deri në atë pikë që na vjen keq për ata njerëz. Duke dëgjuar historitë e tyre, në vjen keq. Jemi të përfshirë në gjithë këtë, sepse kjo është ajo çka jemi ne. Vite më parë kemi qenë si ata, na hapën dyert dhe tashmë si mund t’ua mbyllim dyert“, tha Rama.

Kryeministri Rama shtoi se Shqipëria ka rënë dakord që të presë 4 mijë afganë ndërkohë që në vendin tonë aktualisht nuk kanë mbërritur ende as 1 mijë qytetarë.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas