Kryesore

Negociatat/ Rama e ka sërish me BE-në: Doni të martoheni me ne, por s’na flisni







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:19 - 18/10/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim në Forumin “Europa Park” në Mynih të Gjermanisë, nga ku theksoi se shqiptarët janë të dashuruar verbërisht me Europën dhe presin çeljen e negociatave.


Rama tha se javën e kaluar, Komisioni Evropian prezantoi një 28 miliardë eurosh për investuar në energji, infrastrukturë dhe dixhitalizim.


“Kemi një rezultat të parë të nismën së kancelares kur ajo bëri bashkë për herë të parë 6 qeveritë dhe udhëheqësit e rajonit. Ishte hera e parë në histori. Ajo i dha fill procesit të Berlinit, synimi i të cilit është të mbështesë rajonin për të krijuar një treg të përbashkët derisa të bëhemi anëtar të Bashkimit Evropian. Ka një plan që u prezantua nga komisioni për një fond prej 28 miliardësh për të investuar në energji, infrastrukturë dhe dixhitalizim. Është një mundësi e mirë për kompanitë e huaja për të investuar në rajon. Rajoni do të jetë në një pozitë krejt të ndryshme dekadën e ardhshme pas zbatimit të këtij plani”, theksoi Rama.



“Ne duam të jemi pjesë e BE, por të jem i drejtpërdrejt; nuk mund të imagjinoj një shtëpi ku funksionojë mirë, ku nipërit e vegjël i vënë veto gjyshërve. Një Evropë që nuk funksionon me 28, mund të funksionojë me 33 vende? Nuk mund të funksionojë normalisht, është e mundur, por kjo nuk është e zgjidhshme nëse fuqitë e mëdha të Evropës ulen për ta përshtatur mekanizmin”- shtoi ai.


Duke u ndalur tek krimi, Rama theksoi edhe një herë se nuk ka një krim shqiptar në BE dhe e njëjta histori sipas tij, u përsërit edhe me bullgarët kur deshën të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian.


“Krimi shqiptar. Kur bullgarët donin të hynin në BE, krejt papritur gazetat shpërthyen se do të na vrisnin. Nuk ka krim shqiptar. Krimi i organizuar është ndërkombëtar. Nuk kemi parë një kriminel shqiptar që nuk kishte katër kode numrash”– shtoi ai.

Rama tha se çelja e negociatave lidhet edhe me problemet e brendshme të vetë Unionit.

“Emanuel Macron më ka përsëritur shpesh se çelja e negociatave me Shqipëri do të jetë e vështirë për shkak të Marie le Pen. I thashë pse nuk e thua publikisht. Publikisht thonë se shqiptarët kanë probleme dhe opinioni publik e percepton se ne po bëjmë diçka të gabuar dhe se jo Macroni ka probleme me zgjedhjet.

Ne jemi të dashuruar me një dashuri të verbër me Evropën. Sikur duam të martohemi, por nuk flet. Ne duam të martohemi me ju, por duhet të flasim. Ne duhet të bëhemi shtete të besueshme demokratike”- shtoi ai.


Etiketa: , , , ,

Pas