Kryeministri Edi Rama këtë të enjte në kuadër të fushatës së vaksinimit në vendin tonë ka bërë me dije se në fundjavë priten doza të tjera të vaksinës anti-Covid.
Kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se të shtunën dhe të dielën do të mbërrijnë 90 e 800 doza nga vaksina AstraZeneca.
Ndër të tjera ai thekson se kur ja kanë dalë me tërmetin e me pandeminë, si të mos ia dalim me rritjen e fuqishme ekonomike në vitet me diell që kemi përpara.
“Të shtunën dhe të dielën mbërrijnë 90 mijë e 800 vaksina AstraZeneca
Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit😍
Kur ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, si të mos ia dalim me rritjen e fuqishme ekonomike në vitet me diell që kemi përpara! Karakteri ynë u sprovua në dy tragjedi të mëdha dhe fuqia jonë e përbashkët do të vazhdojë të bëjë të mundura edhe arritjet më të vështira🤗
Besim, durim, bashkim dhe punë ditë e natë”, shkruan Rama.