Kryesore

Rama: Në Gjermani nuk erdha për të takuar Merkel








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:22 - 18/09/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Deutsche Welle, thotë se përplasjet për reformën zgjedhore, nuk sjellin nga Gjermania asnjë rrezik apo kushtëzim për hapjen e negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Europian.


Më tej, Rama thotë se Gjermania është një vend demokratik, dhe ka vend për të gjitha zërat, duke shtuar se beson të ketë bërë gjënë e duhur për Shqipërinë, konkretisht për sistemin zgjedhor.


Ai shtoi se nuk ka shkuar në Gjermani për të takuar Kancelaren Angela Merkel, por është nisur drejt forumit të politikëbërjes dhe takimeve me disa sipërmarrës.


‘Kemi bërë gjënë e duhur edhe në funksion të ambicies tonë për të konsoliduar më tutje procesin zgjedhor dhe procesin demokratik dhe jam i bindur që pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme që janë absolutisht legjitime, kjo nuk do të përbëjë asnjë arsye për të pasur ndonjë rezervë për Shqipërinë’-, tha Rama.


Kryeministri u pyet nga Deutsche Welle edhe për ligjin antishpifje, ku nënvizoi se do të merren në konsideratë rekomandimet e komisionit të Venecias.


‘Gjermania ka një nga ligjet më të fortë kundër shpifjes dhe faktikisht ne do dëshironim që të kishim një ligj që të bazohet në modelin gjerman, por duke qenë se ne jemi një vend shumë më i vogël se Gjermania dhe me shumë më pak zë sesa Gjermania nga miqtë tanë në Këshillin e Europës apo në OSBE, na u tha që ne nuk mund ta aplikojmë ligjin gjerman, sepse do të ishte një ligj i rrezikshëm për Shqipërinë. Kjo është bota ku jetojmë. Ne kemi bërë një ligj që është absolutisht i domosdoshëm. Do të marrim në konsideratë rekomandimet e Komisionit të Venecias, por Shqipërinë si vatrën më të nxehtë të shpifjeve, ne nuk do ta lëmë’, u shpreh Rama.

Rama theksoi se nuk kam ardhur në këtë udhëtim për të takuar Kancelaren Merkel, por për të shkuar në forumin e politikëbërjes.

Rama thotë se ndalesa e mbrëmshmë në Berlin, ka qenë thjesht për të nderuar ftesën nga një përfaqësi e gjërë politikanësh dhe sipërmarrësisht, që dëshironin sipas tij, të ndanin opinioned he kanë një interes për Shqipërinë. Rama shtoi se me Kancelaren Merkel, është në kontakt të vazhdueshëm.


Etiketa: , ,

Pas