Aktualitet

Rama në ikje veçse spekulon e teatron komedi në Athinë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:13 - 16/09/20 |
Tritan Shehu

Prishësi i qëllimshëm i marrëdhënieve me Greqinë vetëm dje e paska kuptuar që marrëdhëniet njerëzore midis grekëve e shqiptarëve janë të mira!


Në fakt kjo më kujtoi atë librin e dikurshëm e të vonuar të atij tjetrit, “Dy popuj miq”!
Po kështu si shumë vonë e kuptoi atë çfarë deklaroi aty se “integrimi europian është e vetmja alternativë për ne”- mbasi që prej 2014 veçse e ka penguar këtë proces duke tentuar të na degdisë diku në Lindje!


Dje Rama foli dhe për nevojen e marrëveshjes me Greqinë për kufirin detar e mundësinë e kalimit të saj në Gjykatën Ndërkombëtare!
E çuditshme të dëgjosh të tilla fjalë nga shkatërruesi i asaj të vitit 2009, kur ajo ishte krejt racionale.


Veçanërisht e çuditshme të dëgjosh nga ai që nuk pranoi as idenë e konsoliduar të asaj periudhe të Gjykatës Ndërkombëtare, të cilën tashti e “shpalos” në Athinë, siç duket duhet të jetë në hall të madh, që e detyron të kalojë nga “i forti te kapitullanti”.
Në fakt spekulim ishte gjithçka, se një qeveri tashmë në ikje si e tij, mbasi për tetë vite vetëm dështoi e dëmtoi marrëdhëniet rajonale, me fqinjët, procesin tonë të integrimit etj., edhe marrëveshjet e rëndësishme siç është dhe ajo e kufijve detarë, në muajt e fundit nuk mund të bëjë asgjë të dobishme, veçse propagandë, duke i bërë të buzëqeshin interlokutorët.


Por dhe diçka në fund që Rama tashti duhet ta kuptojë:
–Askush nuk i beson më atij, edhe kur me pompozitet tenton të marrë mbi vete rolet e “mediatorit e garantit të madh” në zgjidhjen e konflikteve të gjera e të rrezikeshme, “rol” që edhe Trump, Merkel a Macron do t’ia kishin zili në qoftë se do ta merrnin seriozisht.
Në rastin më të mirë këto deklarata konsiderohen në atë sallë vetëm si shakara, me të cilat vështirë se dhe mund të qeshë kush!


Etiketa: , ,

Pas