Aktualitet

Rama në Kamëz: Fitorja e PS-së e sigurt, të rinjtë i kanë kushtet në Shqipëri














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:50 - 15/04/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit elektoral me banorët e Kamëz, tha se ishte politika e viteve më parë që e la këtë vend pa asnjë shpresë, pa kanalizime, pa rindërtime. Kreu i qeverisë tha se është politika e sotme që po i bën të mundura të gjitha këto. Më tej, Rama theksoi se të rinjtë e të rejat i kanë të gjitha kushtet në Shqipëri, ndërsa shtoi se PS-ja ia doli me rindërtimin pas tërmetit, si dhe e përballoi luftën me armikun e padukshëm. Gjatë këtij takimi elektoral, Rama nuk la pa sulmuar kryetarin e opozitës Lulzim Basha, duke thënë se ky i fundit nuk është lider, por udhëndjekës i Saliut dhe Ilirit





Po të mos ishte politika, tha Rama, nuk do preknim sot 300 mijë shqiptarë të vaksinuar. “Qindra mijëra gjyshër dhe gjyshe s’do ishin të çliruar nga ankthi i tmerrshëm se mund t’i prekte armiku i padukshëm e mund t’ju merrte jetën. Vaksinat nuk erdhën nga qielli, i solli politika. Rindërtimin, nuk po e bën ndonjë dorë e padukshme, por po e bën politika. Sot Shqipëria po del nga tuneli i pandemisë. Po del shumë më shpejt se shumë vende të tjera. Jemi sipër në tabelë, ku njerëzit dalin nga zona e rrezikut.”-tha Rama.


Kryeministri u shpreh se PS-ja ia doli të fitojë betejën me tërmetin, dhe të ringrihej shpejt nga pandemia. Rama theksoi se Shqipëria është një familje e madhe, ku të rinjtë e të rejat i kanë të gjitha kushtet.





“Duke filluar nga vota, nga pjesëmarrja në një vendim se çfarë do të bëj më tutje, si do ecim. Kur ne ja dolëm që të kurojmë plagët e tmerrshme të tërmetit. Nuk kishte njeri të thoshte se Shqipëria do të ringrihej kaq shpejt, se shkollat do të rindërtoheshin e shtëpitë do rindërtoheshin.



Lexo edhe :  Denoncon Gazment Bardhi: Si u përdorën legalizimet për vota nga Rama-Balluku

Kur ne ja dolëm të përballemi me armikun e padukshëm e nuk u rrëzuam, por rezistuam, siguruam vaksinat, të shikojmë dritën, e si nuk e bëjmë dot ne Shqipërinë të ardhmen tonë, si nuk e rrisim dot ekonominë.


Ne ja kemi dalë. Si nuk e bëjmë dot Shqipërinë kampione të Ballkanit, si nuk e bëjmë dot Shqipërinë, një vend ku çdo vajzë e çdo djalë të ketë krenarinë që Shqipëria është shtëpia e vet, ku jo vetëm je krenar për historinë, për traditën e familjen, por je krenar për kushtet e kësaj shtëpie.”-deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë tha se nuk i intereson nëse qytetarët janë të majtë a të djathtë, por i duhet dora e tyre që të mos ndalen së punuari, e të mos presin këmbë mbi këmbë. Rama theksoi se fitorja e PS-së më 25 prill është e sigurt.

Ne mundemi, që dielli që ka filluar të ngrohë përsëri ta kthejë një mrekulli për të gjithë ata që vizitojnë Shqipërinë. Një burim ngrohtësie, është plotësisht e mundur. Ka një kusht, s’më duhet nëse jeni të majtë apo të djathtë, më intereson vetëm dora e atyre familjarëve, duart me kallo nga lufta e puna e përditshme e kryefamiljarëve për të ndërtuar shtëpitë për fëmijët e tyre.

Atyre ju them, kushti është që të punojmë akoma më shumë, që mos të presim këmbë mbi këmbë që të na e bëjnë jetën rrafsh, të jemi të bashkuar për shtëpinë tonë të përbashkët, e të mos biem prehë e atyre që na ofrojnë lekë. Fitorja jonë është e sigurt.”-tha Rama.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas