Aktualitet

Rama në Kiev: Duhet armëpushim, i gatshëm për të zgjidhur krizën në Ukrainë







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:53 - 20/01/20 |
mapo.al

Në vizitën e parë zyrtare në Kiev, në cilësinë e kryetarit të OSBE, Edi Rama nënvizoi domosdoshmërinë për zgjidhjen e krizës në Ukrainë. Në konferencën me Ministrin e Punëve të Jashtme ukrainas Rama foli mbi hapat që duhen ndërmarrë nga kryesia e radhës e Shqipërisë në OSBE për të lehtësuar jetën e popullsisë në të dy anët e kufirit.


Zgjidhja e Krizës në Ukrainë mbetet sfida më emergjente për sigurinë në Europë. Konflikti vazhdon të marrë jetën e qytetarëve të pafajshëm dhe kjo është e papranueshme dhe duhet të ndalojë, prandaj qëllimi ynë është të garantojmë armëpushim të plotë e të qëndrueshëm. Rinisja e dialogut të nivelit të lartë dhe rezultatet e Samitit të Normandisë janë hapa në drejtimin e duhur. Megjithatë, ka ende shumë për të bërë dhe të gjithë e dimë që rruga drejt paqes së qëndrueshme është e gjatë”, – u shpreh Rama.


I pyetur për prioritetet e presidencës shqiptare të OSBE-së për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonave të konfliktit, Edi Rama u shpreh se organizata në drejtimin e tij do të jetë e përqendruar tek njerëzit në terren.



Jemi të ndërgjegjshëm që ka shumë aktorë të mëdhenj dhe praktikisht shumë të tjerë që bëjnë përpjekje në nivelet e larta të këtij konflikti, por jo shumë prej saj përqendrohet te njerëzit e thjeshtë, te banorët që duhet të jetojnë në këtë konflikt e të vuajnë pasojat. Ne duam ta nisim me këtë ndryshimin, sa më shumë të mundemi, do bëjmë më të mirën tonë, kemi njerëz shumë të zotë në terren”, – theksoi Rama.


Kryeministri Rama do të zhvillojë takime me Presidentin e Ukrainës  Zelensky, kryeministrin Oleksiy Honcharuk dhe kryetarin e Parlamentit. Gjithashtu pas takimeve politike Rama do të vizitojë edhe pjesën lindore të Ukrainës, zonën e prekur nga konflikti si dhe do të bisedojë më nga afër me stafin e grupit te kontaktit trilateral.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas