Në konferencën e përbashkët me kancelaren gjermane, Angela Merkel, kryeministri Edi Rama deklaroi se procesi i integrimit i vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryesisht Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është duke u mbajtur peng nga nacionalistët.
Rama vlerësoi Gjermaninë, që sipas tij edhe pse presionet kanë qenë të mëdha nuk e kanë lidhur procesin e integrimit me politikën e brendshme.
“Ne sot jemi peng të nacionalizmave në BE. Në BE nuk kemi sot ende asnjë qeveri nacionaliste por për fat të keq në disa vende nacionalistët dhe ekstremi i djathtë ndikojnë në vendimmarrjen e qeverive.
Kjo që po ndodh sot është pengmarrje e procesit të integrimit nga një vlagë nacionalizmi në një vend. E dyta asnjëherë deri më sot edhe pse presionet kanë qenë të mëdha edhe në Gjermani kancelaria nuk e ka lidhur procesin e integrimit me politikën e brendshme, dhe nuk mund të them të njëjtën gjë për vendet e tjera.
Merkel i shpëtoi nderin Evropës që hapi dyert për emigrantët nga Siria edhe në këtë aspekt presioni i brendshëmn nuk është bërë kurrë politikë e jashtme e Gjermanisë. Ne do të vazhdojmë të jemi pengje në lidhje me zgjedhjet e vendeve të pasura në BE,” tha Rama.
LEXO EDHE:
Integrimi, Merkel: BE s’duhet të nxjerrë kushte të reja, mirëkuptoj zhgënjimin